Subscribe

Në Vlorë numri i të prekurve nga virozat është rritur ndjeshëm. Rreth 80 pacientë paraqiten çdo ditë në urgjencë, ku 12 prej tyre shtrohen në pavion. Mjekët thonë se virozat e stinës nuk po kursejnë asnjë moshë.

 

Për shkak të komplikacioneve, pacientë të ndryshëm janë dërguar në Senatorium për shërbim më të specializuar.

 

E njëjta situatë është edhe në qytetin e Dibrës ku viruset gripale kanë prekur më së shumti fëmijët. Rreth 70 vizita kryhen në repartin e pediatrisë çdo ditë. Karakteristika të sëmundjes janë temperatura e lartë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

 

Rastet më të rënda kanë vënë re tek fëmijët deri në 3 muajsh, ndërsa grupmosha e prekur shkon deri në 14 vjeç.

 

Mjekët këshillojnë se pas prekjes nga virozat si fëmijët ashtu edhe të rriturit duhet të trajtohen në shtëpi me ilaçe kundër temperaturës si dhe lëngje. Pas 4-5 ditësh nëse nuk ka përmirësim ata duhet të paraqiten te mjeku i familjes ose në urgjencat e spitaleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *