Luhatjet e temperatuarave të ditëve të fundit kanë bërë që rreth 100 fëmijë të  paraqiten pranë spitalit pediatrik të Elbasanit për tu vizituar për shkak të problemeve me virozat.

Mjekja pediatre Irena Palloshi shprehet se ka filluar tashme fluksi dhe gjatë ditës në pediatri paraqitën rreth mbi 100 raste.

Mjekja Palloshi shprehet se ky numër është më i lartë sidomos gjatë fundjavës dhe grupmosha më e prekur për momentin është ajo mes 5 dhe 10 vjeç.

Përsa i përket rasteve të dyshuara me sëmundje të menengit në pediatrinë e Elbasant nuk është paraqitur asnjë person me shenja të tilla.Mjekja bën thirrje  që prindërit të shmangin ambientete spitalore në rast se nuk janë të rekomanduar nga mjeku i familjes që të paraqiten pranë mjekut specialist.

Virozat gripale gjatë periudhës së dimrit janë mjaftë të përhapur sidomos tek fëmijët që kanë një organizëm mjaftë të dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *