Subscribe

Ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga virozat e stinës, në Kukës janë regjistruar edhe dy raste me fruth. Përveç fluksit në urgjencë, problem shqetësues mbetet mungesa e mjekëve pediatër.

 

Çdo ditë në spital paraqiten 100 fëmijë me temperaturë, të vjella dhe kollë.

 

Në spitalin rajonal marrin shërbim jo vetëm banorët e Kukësit por edhe të Hasit dhe Tropojës.

 

Ndërkohë në berat është identifikuar një rast me virusin AH1N1. Mjekët shpjeguan se pas dyshimeve iu drejtuan institutit të shëndetit publik për të marrë një përgjigje të saktë.

 

Vetëm në një ditë në pediatrinë e Beratit numri i fëmijëve që marrin ndihmë mjekësore, arrin në 60.

 

I lartë është numri i të sëmurëve me virozat e stinës edhe në Korçë. Numri i vizitave ka shkuar deri me 200 ne dite.

 

Përgjegjësi i Shërbimit te Urgjencës pranë këtij spitali, Kujtim Shabani thotë se shumë pacientë shmangin mjekun e familjes.

 

Mjeket pohojnë se ka pasur disa raste me komplikacione, por jo me rrezik për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *