Subscribe

Intensiteti i përhapjes së virozave të stinës që në muajin dhjetor dhe janar  mbushën dyert e urgjëncës së pediatrisë dhë qëndrave shëndetësore duket se tashmë ka rënë. Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se në krahasim me muajin janar, nurmi i vizitave është përgjysmuar.

 

SONILA BRATI

MJEKE FAMILJE, QENDRA SHENDETESORE NR.2

 “Muaji shkurt ka qenw më qetë ku përgjithwsisht kemi pasur një rënie të rasteve si të paceintëve të vegjël me covid si me virozat e stinës. Është situata ndryshe nga periudha e fillimvitit ku fluksi ishte shumë i lartë. Ishim me 50-60 cizita në ditë ndarsa tani jemi në shifat deri në 25. Vorozat e stinës në fakt janë prezente por që janë në sasi më të pakët më të limituar. Mendoj se mund të ketë një rënie të rasteve por zerim jo.”

 

Mjekja Brati tregon se cilat mbeten vatrat e virozave te moshat pediatrike.

 

“Raste me omicron vazjdojnë të jenë prezentë në krahasim me muajin janar ku kisha afërsisht 40 raste me covid, tani në shkurt kam vetëm 3.”

 

Edhe numri i fëmijëve te prekur nga COVID ka pësuar një ulje të ndjeshmë, ku në një muaj nga tamponët e marrë, rastet pozitive kanë qenë sporadike.

“Çerdhet dhe kopshtet jnë vatrat ku virozat përhapen dhe qarkullojnë në masë moshat kryesisht 0-2 vjec, ndërsa shkollat tashmë janë më pak.”

Kjo rënie e vizitave është reflektuar edhe në urgjencën e pediatrisë në QSUT, ku mesatarisht në harkun kohor të 24 orëve kryhen rreth 180 vizita.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *