Subscribe

Lufta kundër punës në të zezë apo deklarimi me siguriacione minimale do të jetë aksioni i radhës i qeverisë.

 

Në sitë do të kalojnë bizneset e mëdha dhe kryesisht ato VIP, ku sipas të dhënave nga tatimet, shifrat e punësimeve janë sa qesharake aq dhe dramatike, siç i konsideroi ministri Arben Ahmetaj

 

“Kemi bërë një skanim me kryeministrin tek zyra e tatimpaguesve. Te dhënat janë qesharake dhe dramatike. Bizneset e mëdha kampione të ekonomisë kanë 42 % të të punësuarve me pagë nën 30 mijë lekë.”

 

Duke folur për punësimin në një aktivitet me biznesin vendas, Ahmetaj foli për të dhëna inkurajuese të mandatin e parë të qeverise. Ndërsa tha se janë të lira 36 mijë vende pune.

 

Informaliteti apo evazioni në tregun e punës është një nga problemet e mprehta që ndikon direkt në skemën e pensioneve, e cila vijon të jetë deficitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *