E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vinin skedina përmes telefonit, arrestohen 4 të rinj në Maliq

Katër të rinj kanë rënë në pranga pas kontrolleve të policisë në ambientet e një lokali, në Maliq. Mësohet se uniformat blu kanë zbuluar se ky ambient shfrytëzohej për vënien e basteve sportive.

Si pasojë, policia sekuestroi telefonat e katër të rinjve, ku edhe u zbulua veprimtaria e lojërave të fatit.

Reklamë

Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të proccedohet në gjendje të lirë. Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë