Nga lojtarët e Skënderbeut, ka qënë rradha e Emiljano Vilës të dalë në konferencë për shtyp, por ndryshe nga Gavazaj dhe Aliti, ky futbollist pohoi se qëndron në Korçë.

 

“Ndihem mirë këtu ku jam dhe ndihem i kënaqur. Normal që nëse del një opsion për jashtë shtetit mund të largohem. Por në Shqipëri do të luaj vetëm për Skënderbeun”.

 

Ai shtoi se ekipit mund ti duhen ndoshta edhe tre përforcime, por këto politika ndiqen nga klubi i cili po provon lojtarë të rinj.

 

I pyetur për ndryshimet në kryepankinë midis Dajës dhe Shehit, futbollisti tha se Shehi ka avantazhin se e njeh mjaft mirë ambjentin në Korçë dhe puna me përkushtim pritet të japë rezultate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *