“Vila në Qerret nuk është e jona”, dëshmia e Veliajt në GJKKO: Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend!

Është zbardhet dëshmia e Erion Veliajt e dhënë sot (12 shkurt) në GJKKO.
Në fjalën e tij, Veliaj ka thënë se ende nuk i është shpjeguar se përse është arrestuar.
Ai deklaroi se vila në Qerret nuk është e tij, teksa shtoi se i ka hyrë në hak familjes, se ka punuar edhe të shtunën, edhe të dielën, madje edhe gjatë festave.
Në dëshminë e tij, kryebashkiaku gjithashtu ka thënë se mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, sepse bëhet objekt sulmi.
Dëshmia:
Veliaj: Nuk më është shpjeguar as sot pse jam i arrestuar. Unë, një kryetar Bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes sime, se kam punuar edhe të shtunën, edhe të dielën, madje edhe gjatë festave. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, sepse bëhet objekt sulmi dhe përfundon në situatën ku jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty të gjenden lodrat e fëmijës tim, pasi bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime jeton aty. Nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është një zonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.
Prokurori: Ruaj etikën në komunikim
Veliaj: Pse të dogji, nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën
Prokurori: Sepse i ke shkruar në facebook, këtu nuk je në facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.
Edhe Elman Abule nën arrest me burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. Fatmir Bektashi kërkoi t’i zhvendosej masa e detyrimit në të njëjtën ditë kur ka detyrimin edhe për dosjen Partizani.
Meriman Palushi kërkoi dy herë në muaj detyrim me paraqitje pasi sipas tij nuk është proporcional çdo javë.
/vizionplus.tv




