Subscribe

Një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike më anë të llambave elektrike u zbulua nga policia në Shijak.

 

 

Operacioni i koduar “Krahët e Krimit” u zhvillua në fshatin Sallmone, ku u arrestua 46-vjeçari Fredi Krasniqi, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi 43-vjeç.

 

 

Dy vëllezërit me precedent penal për armëmbajtje pa leje, e kishin kthyer katin e tretë dhe të katërt të vilës së tyre në shtëpi bari, ku kultivonin kanabis. Aksioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga agjentët.

 

 

SKENDER HITAJ – DREJTOR I POLICISE SE DURRESIT

Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

 

 

Gjatë operacionit, agjentët gjetën të fshehur në një ambient me mur të dyfishtë edhe një arsenal armësh të përbërë nga 10 kallashnikovë 1 pushkë, 1 automatik, granata dore, një hark luftarak, jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak.

 

 

Hetuesit dyshojnë se ato mund të jenë fshehur aty nga pjesëtarë të grupeve kriminale të cilët po ashtu mund të financonin edhe kultivimin e kanabisit. Për këtë dyshim, i gjithë armatimi u dërgua në institutin e policisë shkencore për t’iu nënshtruar ekspertimit.

 

 

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative, dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

 

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *