E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vila 3-katëshe në Berat lyhet ne benzinë dhe i vihet zjarri, zbardhen detajet e para

Një zjarr ka rënë pak minuta pas mesnate në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Vila është në pronësi të shtetasit Dritan Qato,i cili jeton prej shumë vitesh në Itali së bashku me familjen,ndërkohë që banesë jeton i vetëm babai Shahin Qato,78-vjeç.

Pas njoftimit të marrë për zjarrin,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrëfikës Berat dhe forca policie. Zjarri është mundur të lokalizohet në një kohë të shkurtër,ndërkohë që është nxjerrë pa lëndime nga banesa i moshuari. Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar,ndërkohë që dëme ka pësuar nga zjarri vetëm kati i tretë i vilës.

Reklamë

Shefi i Repartit të Shërbimit Zjarrëfikës Berat,Artan Merko, ka deklaruar se, pas njoftimit të marrë,menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësit,që kanë parë se kati i tretë i vilës ishte në flakë. Merko konfirmon se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme,pasi vila ishte e lyer nga të gjitha anët me benzinë. Merko ka deklaruar se,në ndihmë kanë mbërritur më shumë forca zjarrëfikëse dhe u bë e mundur vënia nën kontrroll dhe fikja e plotë e vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të shumtë policie,që do të kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të bërë të mundur zbardhjen e saj si dhe identifikimin e autorit (autorëve). Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas ju vu flaka,ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen edhe kamerat e mundshme të shtëpive e bizneseve përreth vilës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë