E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Viktoria Nuland vizitë në Tiranë

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për realizimin e reformës ne drejtësi. Edhe vizita e zëvendës ndihmës sekretares amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka per qellim finalizimin e saj. Vizion Plus ka mësuar se zyrtarja e larte, do te mbërrije ne Tiranë me 10 korrik, pak dite para votimit te draftit ne Parlament. Zëvendës ndihmës sekretarja, do te ndalet fillimisht ne Shkup, per te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, per rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë