“Gratë hungareze që kanë mbi katër fëmijë do të përjashtohet përjetë nga pagesa e taksave mbi të ardhurat, që të mbrojmë të ardhmen e Hungarisë”, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa prezantoi planin e tij për të rritur numrin e lindjeve.

 

“Kjo është një mënyrë për të mbrojtur të ardhmen e Hungarisë, pa u varur nga emigracioni. Për çdo fëmijë që mungon duhet të ketë një person që të vijë dhe numrat do të jenë në rregull. Por hungarezët mendojnë ndryshe. Ne nuk kemi nevojë për numra, kemi nevojë për fëmijë hungarezë.”

 

Numri i lindjeve ne Hungari ka ardhur duke u ulur vitet e fundit. Në kuadrin e masave të marra nga qeveria Orban, çifteve të reja do t’u afrohen kredi pa interes deri në 36 mijë dollarë. Kredia do të anulohet për nenat me tre fëmijë.

 

Ndërkohë Viktor Orban ishte duke i folur kombit ne rrugët e Budapestit u mbajtën protesta kundër qeverise. Rreth 2,000 njerëz u mblodhën para zyrës së tij ndërsa protestues te tjerë bllokuan një nga urat kryesore përgjatë lumit Danub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *