E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Viktor Marku del para gjykatës, 38 kamera sigurie në funksion të dosjes

Del para gjykatës Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës tek zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Reklamë

Ndërsa pritet vendimi i trupës gjykuese, kanë dalë në dritë të tjera detaje për të dhe lëvizjet e tij. Sipas TIMS, ai ka dalë nga Shqipëria nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi më 19 janar 2020.

Por kjo hidhet poshtë nga një dëshmitar, sipas të cilit, Viktor Marku gjatë këtyre muajve ka qenë në Shkodër. Po i njëjti dëshmitar shprehet se ai ka marrë me qira aty një makinë “Smart”, të cilën më pas ja ka lënë nipit Sebastian Mali.

Për të bërë përpara me hetimet e dosjes janë sekuestruar 38 kamera sigurie, ku midis të tjerash duket edhe Viktor Marku.

Ai është kapur teksa zbret nga makina “Smart” dhe ngjitet në automjetin “Mercedes Benz” të vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Pamjet janë të dobëta dhe janë çuar për analizim.

Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë. Viktor Marku dyshohet se ka ekzekutuar Hekuran Billën për gjakmarrje. Ai u arrestua në Mal të Zi.

Më shumë video

Reklamë