Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se vdekjet COVID në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në bazë të një denoncimi në Partinë Demokratike përmes një dokumenti të mbërritur drejtpërdrejt nga morgu i Tiranës, në Shqipëri ka patur vdekje më të larta nga COVID, në raport me çfarë janë raportuar.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata, ka pohuar se shifrat e publikuara nga vetë lideri i PD-së kanë mbërritur nga morgu.

“Numri, listat me emra dhe mbiemra të atyre që kanë ndërruar jetë, çohet nga spitali në morg dhe ato pastaj ia dërgojnë QSUT-së. Në momentin që shkojnë në QSUT, kalojnë tek Komiteti i famshëm, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri. Këtu, tani fillon loja politike në interes të kryeministrit për ta shfrytëzuar këtë situatë të thjeshtë në numra. Në çdo komponent të kësaj pandemie, nuk i intereson të tregojë testimet e ulta, mbajtja në një nivel të tillë, qoftë të testimeve, qoftë të deklarimeve, tregon që unë po e menaxhoj këtë situatë. Pra e shfrytëzon politikisht. Sepse, problemi kalon pastaj në atë që quhet krizë ekonomike, që duhen marrë disa para, u duhen hequr shpurës që u jepen rreth e rrotull, të oligarkëve dhe koncesioneve, për tu hedhur këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *