Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të shtune tek dera e banesës së tyre nga dy persona të maskuar.

 

Ngjarja u regjistrua në lagjen Kiras të qytetit të Skodrës, ku autorët ashtu si në çdo atentat janë larguar nga vendi ngjarjes me një automjet të cilin e kanë braktisur pak kilometra më tutje duke I vënë flakën.

 

Ndaj dy viktimave autorët qëlluan me më shumë se 10 plumba duke terrorizuar edhe banorët e zonës.

 

Astrit Bilali është babai I ish-boksierit Asmer Bilali I cili u arrestua pak kohë më parë nga policia si pjesë e grupit Bajri.

 

Asmeri është përfolur dhe për ngjarjen e shtatorit të vitit të shkuar kur është ekzekutuar me armë Arian Ferracaku.

 

Në atë kohë u dyshua se vrasësit ngatërruan shënjestrën pasi Ferracaku ishte mik i Bilalit dhe të dy kishin ngjashmëri me njëri tjetrin, madje dhe kishin pasion kuajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *