Video · Sociale
Viktima nga “Ethet e minjve”, Mjekët: Më e përhapur në zonat malore
Shënohet në Shqipëri viktima e parë nga “ethet e minjve”. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi që merret nga brejtësi dhe kryesisht përhapet gjatë muajve të verës.
Shefja e shërbimit infektiv Najada Çomo shprehet se kjo sëmundje është më shumë e përhapur në zonat e malësisë.
Ajo thekson se deri më tani janë evidentuar 5 raste, nga të cilat 2 prej tyre po trajtohen në reanimacion.
Reklamë
Por mjekët vërejnë se sëmundja “Ethet e minjve” nuk është ngjitëse ndaj nuk ka vend për panik.
Më shumë video
Reklamë




