E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Viktima në Shkodër, kushëri me biznesmenin Arjan Ferracaku i vrarë në shtator

Viktima e atentatit në Shkodër, Fatos Ferracaku është kushëri me Arjan Ferracakun biznesmenin e vrarë në muajin shtator pas një tjeter atentati në këtë qytet.

 

Burime bënë të ditur se shtetasi I vrarë në mes të ditës këtë të mërkurë në tregun e Shkodrës është I afërm ndonëse jo shumë I afërt me një tjeter viktime të këtij qyteti të pak kohëve më parë.

 

Reklamë

Fatos Ferracaku ishte tregtar peshku por nuk konfirmohet ende nëse vrasja e tij ka apo jo lidhje edhe me ekzekutimin e kusheririt të vet Arjan ferracaku në datë 1 shtator.

 

30 vjecari Arjan Ferracaku u ekzekutua në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç në Shkodër teksa kishte shkuar të kaleronte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë