Stuhia “Daniel” që ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh ka shkaktuar kaos në rajonin qëndror të vendit.

 

Zona mes Larisas, Trikalas dhe Kardicës është kthyer në liqen duke fundosur qindra banesa e duke vënë në rrezik jetën e shumë banorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar.

 

 

Deri më tani numri i viktimave për shkak të përmbtjeve ka shkuar në 3 ndërsa vijojnë të jenë të zhdukur disa persona. Mes tyre edhe një çift turistësh austriakë të cilët kishin shkuar në Greqi për të kaluar muajin e mjaltit.

 

 

Reshjet e dendura kanë vijuar pa ndërprerje duke shkaktuar probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike.

 

Niveli i ujit ka arritur në mbi një metër, çka ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve për tiu ardhur në ndhmë banorëve.

 

 

Edhe ndërhyrja nga ajri mbetet e vështirë për shkak se retë e ulëta kanë mbuluar zonën. I vetmi mjet me të cilin po operojnë autioritetet greke janë gomonet e zjarrfikësve dhe ushtrisë.

 

Po ashtu disa fshatra në zonat malore janë izoluar për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe pemëve të thyera në rrugë.

 

Dëmet në banesat dhe të mbjellat e zonave të përfshira janë të pallogaritshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *