E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Bota

Viktima e të infektuar në rajon/ Vendet e Ballkanit paralajmërojnë masa drastike

Instituti kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 94. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin rekomandimet.

 

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, Vitia tha se qytetarët në këtë mënyrë ndihmojnë edhe personelin shëndetësor në parandalimin e përhapjes së koronavirusi. Deri në këto momente 37 persona të infektuar me koronavirus apo Covid-19, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Nga këta, 32 persona janë në gjendje stabile. Ndërkohë 5 të tjerë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për oksiogjenoterapi. Ndërkohë, mjekët e kësaj klinike janë në pritje të rezultateve edhe për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

 

Reklamë

Ne Greqi  qeveria paraqiti mbeshtetjen ekonomike ne kete situate te veshtire.Mengjesin e se henes u be publike  shtrirja e masave për të mbështetur ekonominë në vazhdën e krizës. Masat e shpallura për muajin prill kanë përfshirë 1.7 milion 800,000 të punësuar dhe 700,000 te vetepunesuar te cilet do te mbeshteten me nje shume prej 800 euro. Përveç kësaj,108,000 punonjës të spitalit dhe kujdesit shëndetësor, stafi mjekësor do të marrin ndihmë urgjente deri më 10 prill.  Shuma totale e skemës së financimit është 1 miliard euro. Ne Greqi konfirmohen 1156 raste dhe 40 viktima.

 

Nderkaq Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic ka paralajmëruar masa drastike për kufizimin e lirisë së lëvizjes në rrugë. Ai ka deklaruar se nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshon, atëherë ai do t’i propozojë qeverisë të prezantojë një shtetrrethim 24 orë. “Kjo do të thotë se askush nuk mund të dalë në rrugë. Në Serbia janë konfirmuar 741 raste me koronavirus, prej tyre 13 të vdekur.

 

Ne Maqedonine e Veriut ministri i Shendetesise Venko Filipçe theksoi se në pajtim me keshillat e epidemiologëve do të rritet numri i testimeve. Institucionet shendetesore kane izoluar 180 personave  ndërsa  me  vetëkarantimin janë 98 persona. Edhe 14 oficere policie janë në izolim shtëpiak pasi kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19.

 

Në Mal të Zi janë konfirmuar edhe raste te reja me Covid-19 duke e cuar numrin total në 91 ndersa nen monitorim shendetsor jane 6.278 njerëz. Qeveria e Malit të Zi i ka kerkuar ndihmë mjekësore NATO-s konkretisht 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë