Subscribe

Përmbytjet dhe moti i keq u marrin jetën tre personave. Viktimat janë shënuar ne Tirane, ne Klos dhe ne Këlcyre. Lumi i Tiranës ka nxjerrë në breg një trup të pajetë të seksit mashkull. Ne mbrëmje ai u identifikua si Bajram Lala 80 vjeç. Familjaret e tij sqaruan se ai kishte dale me delet qe ne mëngjes kur është rrëmbyer nga uji. Viktima u gjet në Bregun e Lumit në zonën e Babrruse, ndërkohë qe trupi u nxor në mesditë nga palombarët e forcave RENEA. Ne fshatin Plan i Bardh ne Bashkinë e Klosit u shënua viktima e dyte. Ai është Xhevahir Ndoi 43 vjeç. Sipas dëshmitareve rrjedha e ujit e ka marre përpara teksa tentonte te kalonte nga njeri krah i rrugës ne tjetrin. Familjaret nuk kane mundur te bëjnë asgjë per ta shpëtuar 43-vjeçarin, ndërkohë qe trupi i tij nuk është gjendur ende. Edhe në Këlcyrë, një person ka humbur jetën, pasi u godit në kokë nga llamarina e çatisë së shtëpisë si pasojë e erës së fortë. Kastriot Spahiu, 50 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe per pasoje ka humbur jetën. Bilanci i viktima mund të ishte edhe më i madh. Forcat Ajrore shpëtuan familjen me pesë anëtarë, mes tyre dhe një foshnjë 5-muajshe në njësinë administrative Lis të Burrelit. Familja Gjetani, ishte bllokuar nga përmbytja dhe kishte kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes. Forcat e ushtrisë shpëtuan edhe nje familje ne fshatin Luz te Fushe Krujës. Në të gjithë vendin, pranë çdo prefekture janë ngritur shtabet e emergjencës për të përballuar situatën e reshjeve. Shifrat zyrtare të ministrisë së brendshme, konfirmojnë se janë evakuuar 100 familje, teksa gjendja po monitorohet në terren nga të gjithë drejtuesit e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *