Video · Vendi
Viktima e gjashtë në Shqipëri/ Humb jetën 71-vjeçarja, një javë e shtruar në Infektiv
Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës Ministria e Shëndetësisë njoftoi për viktimën e gjashtë nga COVID-19 në Shqipëri.
Reklamë
Një 71-vjeçare që kishte një javë e shtruar në Spitalin Infektiv, ndërroi jetë. Përveçse ishte e infektuar nga koronavirusi, ajo vuante edhe nga hipertensioni.
E moshuara që ndërroi jetë është nga Tirana. Ajo ishte në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbi jetën. 71-vjeçarja u bë viktima e gjashtë në vendin tonë prej virusit koronë.
Më shumë video
Reklamë




