E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Viktima e deklaroi vetëplagosje, policia zbulon krimin në Mat

Policia e Komisariatit të Matit zbardhi ngjarjen në fshatin Bushkash, ku mbeti i plagosur shtetasit Xhovalin Rica. Uniformat blu bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fahatin Stojan.

 

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin Xh.R. në ambjentet e jashtme të banesës së tij.

 

Reklamë

Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan. Në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori.

 

Në fakt fillimisht rreth orës 19:50 të se mërkurës policia mori informacion se në fshatin Bushkash, Mat, ishte vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj.R, 50 vjeç (e deklaruar si vetëplagosje paraprakisht nga i dëmtuari).

 

Por nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Xh.R. nuk ishte vetëplagosur, dhe më tej falë angazhimit të 15 punonjësve të policisë u bë I mundur arrestimi I autorit të ngjarjes Agustin Braca.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë