Viktima e 42 nga koronavirusi në Shqipëri, vdes pacienti nga Kruja
Numri i viktimave nga Covid 19 në Shqipëri ka shkuar tashmë në 42.
Rasti i fundit është ai i një 69 vjecari nga Kruja. Ai ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, pasi ka qënë i prekur nga Covid19.
Pacienti vuante ndërkohë nga leukoza acute.
Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.
Mbrëmjen e të enjtes ndërruan jetë dy persona të cilët ishin prekur nga covid-19 por që vuanin edhe nga disa sëmundje të tjera.
Qarku I Tiranës ka numrin më të lartë të viktimave, 23 sa I takon personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë nga koronavirusi.
8 viktima i ka qarku Durrës, 5 Shkodr, 4 Fieri, 1 Kukësi dhe 1 Vlora.
COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)
Testime totale 22806
Raste pozitive 1838
Raste të shëruara 1114
Raste Aktive 682
Humbje jete 42
(Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)




