Subscribe

Viktima e katërt nga virusi AH1N u regjistrua mbrëmjen e të enjtes : Një 76 vjeçare nga Lushnja humbi jetën në spitalin e sanatoriumit pas komplikacioneve të shumta.

 

Ndërkohë reanimacioni i këtij spitali është në kapacitetet maksimale.

 

Fluks ka edhe në qendrat shëndetësore për shkak të gripit, ku më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit.

 

Rreth 19 mijë raste të prekura nga gripi identifikone në javë në vendin tonë, ndërsa specialistët e Institutiti të Shëndetit Publik vërejnë se virozat po përhapen me shpejtësi.

 

Ndonëse kemi të bëjmë ne virusin AH1N1, në rastet e vërejtura nuk bëhet fjalë për Gripin e Derrit.

 

Deri më tani, VIRUSI AH1 N1  ka shkaktuar katër viktima për shkak të komplikacioneve qe ka shkaktuar.

 

Specialistët bëjnë thirrje për vaksinim në kohë, për të parandaluar prekjen nga virozat dhe rëndimin e sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *