Subscribe

Një e moshuar nga Tirana ndërroi jetë paraditen e kësaj të mërkure në spitalin Infektiv.

Rovena Daja, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik konfirmoi se pacientja 82 vjecare, vdiq si pasojë e Covid-19, por pa specifikuar nëse kishte apo jo sëmundje të tjera shoqëruese.

E moshuara bëhet kështu viktima e 38 nga koronavirusi në Shqipëri.

Numrin më të lartë të viktimave e ka Tirana si qark me 22 persona që kanë ndërruar jetë e më pas Durrësi me 7 viktima, Fieri 4, Shkodra 3, Vlora 1 dhe Kukësi 1.

Sipas të dhënave zyrtare ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Pas 50 rasteve të reja të kësaj të mërkure, tani kemi 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *