Shënohet viktima e 18 në Shqipëri. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Tirana. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

 

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.  Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”

 

Të premten ndërroi jetë edhe një 75-vjeccar. Ai mbërriti në spital në gjendje të rëndë, pas përkeqësimit të menjëhershëm të situatës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *