Ne Kosove kete te premte eshte regjistruar viktima e 12 nga koronavirusi, nje 70 vjecar nga Ferizaj. Pervec COVID-19 pacienti ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Mes te infektuarve te shkruar ne spital eshte dhe nje grua shtatzene ne gjenje kritike.

Nderkohe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve nga ballkoni i shtepise se tij me një video-mesazh, duke u kërkuar që të jenë të durueshëm dhe t’i përmbahen masave të marrë nga Qeveria e Kosovës.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Qëndrimi në shtëpi është i detyrueshëm. Dikush mendon se masat janë të tepruara, por ne kemi shëndetësi dhe ekonomi të dobët dhe nuk rrezikojmë dot. Nëse dalim tani vetëizolimi mund të zgjasë. E dimë se ky virus nuk fal, dhe është i pandalshëm nëse nuk e ndalim veten. Ky virus përhapet para se ta vërejmë se e kemi. Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje.

Ai shtoi se nuk ka vend për trimëri a neglizhencë.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Nuk kemi vaksinë, nuk kemi antiviral, kemi distancë. Pakujdesia individuale do t’i kushtojë shtrenjtë dikujt tjetër, edhe nëse juve s’ju gjen gjë. Luftimi i pandemisë nuk mund të bëhet pasolidaritet. Të gjithë jemi bashkë, por le të rrimë të ndarë. Mos lejoni këtë virus që po na sulmon trupin të na sulmojë edhe shpirtin, qëndroni optimist. Virusi do të kalojë e ne do të jemi këtu.

Kosova regjistron 449 raste të konfirmuara me koronavirus, mes tyre 79 janë shëruar.  Nderkohe ne Serbi bilanci i koronavirusit paraqitet tejet shqetesues.

Që nga fillimi i epidemisë, kane humbur jeten 103 njerëz dhe numri i pergjithshem i te infektuarve ka arritur ne 5,318.

Ndonese numri i vdekjeve ne Greqi eshte i perafert me ate ne serbi me 108 viktima, Greqia ne total regjistron gjysmen e numrin te te infektuarve ne serbi, shifer e cila ka arritur ne 2,207.

Numri i jeteve te humbura ne Maqedonine e Veriut tashme eshte 46, ndersa ne Mal te Zi situata paraqitet e qete.

TITRA:

VIKTIMA E 12 E COVID 19 NE KOSOVE

KURTI APELON: QENDRONI NE SHTEPI! SITUATE SHQETESUESE NE SERBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *