Zjarri i rëne prej pasdites të së enjtes në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njesisë Administrative vijon të jetë aktiv.
Flaket po përhapen me shpejtësi dhe aktualisht rrezikohen dhe disa banesa.Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës të cilët po punojnë për venien nën kontroll të flakeve, por nga ana e tyre është e pamundur izolimi i kësaj vatre të madhe zjarri që është përhapur në disa drejtime
Deri tani janë djegur rreth 10 hektarë pyll me lis, shkurre dhe bimësi. Flakët kanë shkrumbuar dhe një magazinë.