Në qarkun e Korccës ka filluar shpërndarja e të gjitha materialeve zgjedhore në 401 qendrat e votimit.

Komisionerët kanë tërhequr materialet zgjedhore dhe më pas të shoqëruar nga forcat e policisë janë drejtuar drejt qendrave të votimit.

Burime zyrtare thanë se fillimisht shpërndarja ka filluar në zonat e thella malore të juglindjes për të vijuar më pas me qendrat e votimit që ndodhen në zonat urbane.

Deri më tani nuk raportohet që të ketë pasur probleme përfshi këtu edhe bashkitë Devoll dhe Pogradec të cilat gjatë ditëve të fundit kanë pasur probleme të izoluara.

Megjithatë sipas të njëjtave burime duhet pritur momenti kur materialet zgjedhore do të shkojnë pranë këtyre zonave të thella kryesisht në bashkitë Devoll dhe Pogradec.

Mëngjesin e sotëm nga uniformat blu në Pogradec janë arrestuar dy punonjës të bashkisë të cilët kanë mbyllur dyert e tre shkollave dhe një kopështi, ambjente që shërbenin si qëndra votimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *