Subscribe

Prej datës 1 shtator në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të detyrueshëm ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore falas.

 

Në shkollën 9-vjeçare”Bashkim Fino” procesi është ndarë në bazë të një grafiku të vendosur nga drejtuesit e institucionit, ndërsa të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i tërheqin librat brenda kësaj jave, do t’i marrin ditën e parë të nisjes së vitit akademik.

 

INES RUSHITI

DREJTORESHE E SHKOLLES “BASHKIM FINO”

“shpërndarja e librave vazhdon deri sa të fillojë viti shkollor, pra në 11 shtator është data zyrtare, prindërit që nuk kanë patur mudnësi të marrin tekste, patjetër fëmija i tyre ditën e parë do të marrë tekstet. Por ne si shkollë kemi bërë një grafikë për secilin prej cikleve.”

 

Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën do të kenë mundësi të marrin libra të rinj. Ndërsa nga klasa e katërt deri në të nëntën nxënësit i marrin librat me të drejtë kthimi.

 

INES RUSHITI

DREJTORESHE E SHKOLLES “BASHKIM FINO”

“Nga klasa e katërt deri të nëntën janë tekste që do të kthehen mbrapsh. Dhe cfarë ndodh. Në fudn të vitit shkollor ne kemi ngritur komisone që do të vërtetojnë vlefshmërinë e teksteve shkollore. Dhe ato tekste që ne shofim dhe zakonisht ndodh te fletoret e punës ne i depozitojmë ne një procesverbal përkatës dhe nuk i jepet nxënësve”

 

Mësuesit e arsimit fillor shprehen se nuk ka mungesë të asnjë prej teksteve shkollore.

 

ALBANA META

MËSUESE

“Librat kanë ardhur nga të gjitha shtëpitë botuese që është bërë kërkesa nga shkolla, nuk ka mungesa dhe në bazë të numrit të nxënësve  që ka shkolla dhe ka qënë kërkesa kanë ardhur dhe librat.”

 

Sakaq prindërit e shohin si një ndihmë nga ana ekonomike marrjen e librave falas.

 

Në të gjithë vendin në total përfitojnë libra falas rreth 242 mijë nxënës. Ndërkohë, edhe 16 kategori të veçanta në arsimin e mesëm gjithashtu përfitojnë tekstet mesimore falas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *