Në Bashkinë e Kurbinit vijon puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Gjatë kësaj jave, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e kanë përqëndruar punen në lagjen nr.4, duke rrafshuar pallatet e shpallura të pabanueshem.

Por aksioni për prishjen e objekteve nuk është shoqëruar me largimin e inerteve.Pirgje të mëdha mbetjesh kanë mbuluar qytetin e Laçit, duke sjell një pamje aspak normale.

Ende nuk dihet kur do të nisë punë për largimin e inerteve, ndërsa që aksioni i prishjeve do të vijojë edhe për disa ditë.

Bashkia e Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, duke lënë të pastrehë qindra familje. Ndërkohë, puna për rindërtimin ende nuk ka nisur, pavarësisht premtimeve të qeverisë se lagjja e re në Laç do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *