E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Vijon seanca maratone në Maqedoni

 

Në parlamentin e Maqedonisë vazhdon seanca maratonë për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, por kjo deri tani duket e pamundur. Prej disa orësh deputetët e VMRO-DPMNE, vijojnë diskutimet dhe replikat, duke zvarritur seancën ashtu siç bënë edhe një ditë më pare. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime gjithashtu nuk është miratuar ende. Analistet theksojnë se kjo është një taktikë e partisë së ish-kryeministrit Gruevski për të mos lejuar zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit.

 

Një ditë më pare LSDM dhe BDI dorëzuan zyrtarisht kërkesën e firmosur nga 20 deputete, duke propozuar emrin e nënkryetarit te BDI-se Talat Xhaferri ne postin e kreut te kuvendit. Por lëvizja Besa është shprehur se nuk do ta mbështesë ketë kandidature.

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë