Subscribe

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë, ku ju bë atentat 35-vjeçarit Zamir Kalemi, i cili mbeti i plagosur me plumb në këmbë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar se Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me një makinë Smart nëmomentin që është qëlluar me armë.

Lexo edhe :

Related Posts

Të dy makinat kanë qenë në lëvizje, është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilin lëvizte shënjestra. Aktualisht Kalemi është në sallën e operacionit, raportohet jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse u raportua se është plagosur me plumb në këmbë, mësohet se e kanë kapur më shumë plumba.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkohë pas ngjarjes është gjetur një makinë në Bërzhitë, e cila dyshohet se ju përkiste autorëve.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazetari Esido Barkaj ka mësuar se shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili breda pakmuajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda por arriti të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zamir Kalemi dhe vëllai i tij Andrea Kalemi janë kushërinjtë e Aleksandër Sadikajt,

Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol në vitin 2022. Në qershor të 2022 Sadikaj ka qenë duke lëvizur me makinën  e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë, ku ëhstë hehdur në erë me tritol të telekomanduar.

Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të bjë qendre tregtare, Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Dyshohet se vrasja e tij lidhej me dsa borxhe që ai i kishte Edmond Papës.

Vrasja e Edmond Papës dhe futja në “lojë” e Andrea Kalemit

Në 16 dhjetor të vitit 2022 u ekzekuua me armë zjarri pranë banesës së tij në Selitë Edmon Papa. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital nëatë kohë por për shkak të plagëve të shumta të marra nuk arriti të mbijetojë.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim shoku tjetër Andrea Bode.

Atentatet ndaj Andrea Kalemit

Biznesmeit 51-vjeçar Andrea Kalemi i është bërë dy herë atentat në Greqi. Herën e parë ai u qëllua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej me pushime me familjen në ishullin Pax në Greqi.

Ndërsa herën e dytë në 14 dhjetor të vitit 2023, ndërsa ndodhej në burgun e Kordhialosit, ku u sulmua me mjet prerës nga një shtetas egjiptian.

Pas neutralizimit në telefonin e egjiptianit u gjet fotoja e Kalemit. Mediat greke në atë periudhë shruanin se për eleminimin e KAlemit ishte dhënë urdhëri nga një tjetër burg i Greqisë.

/Taulant Halili/Vizionplus,tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *