E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vijon rinumërimi për Tiranën, PS e PD thellojnë humbjen, asnjë ndryshim në mandate

Nga 1282 kuti të qarkut Tiranë, në rreth 30% prej tyre ka përfunduar rinumërimi i votave për subjektet politike dhe kandidatët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasqyron në grafikë se Partia Demokratike ka thelluar humbjen e votave, ndërsa kandidati që mban vendin e parë për vota të fituara në këtë proces rinumërimi është demokrati Ilir Alimehmeti, pikërisht kandidati që ngriti pretendimin për parregullsi në proces, duke iu kthyer në boomerang.

Edhe Partia Socialiste ka humbur një përqindje të konsiderueshme votash, ndërsa kandidati që rreshtohet në vend të parë për humbjen më të madhe të votave është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Vota kanë humbur edhe partitë e vogla opozitare, përfshirë nismën “Koalicioni Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë” dhe Partinë Socialdemokrate.

Të vetmet forca politike që kanë fituar vota nga ky proces rinumërimi janë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit. Edhe pse janë rinumëruar rreth 30% e votave, rezultatet për ndryshim mandatesh mbeten të pandryshueshme.

Vendimi për të rishikuar rezultatin e votave të 11 majit u vendos nga KAS, pas ankimimeve të partive opozitare për parregullsi të procesit zgjedhor.

/vizionplus.tv

Më shumë video