Vijon sot raundi i dytë i bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë mes kryediplomatëve të Greqisë dhe Maqedonisë Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov.

 

Diskutimet zhvillohen në Nju Jork në prani dhe të ndërmjetësuesit të OKB-së Methju Nimiç.

 

Burime qeveritare greke bënë të ditur se gjatë raundit të parë të së enjtes në tryezën e negociatave u përjashtua opsioni i Republikës Ilindenase të Maqedonisë.

 

Të njëjtat burime pohuan për mediat greke se në thelb të bisedimeve të cilat zgjatën plot 6 orë, ishin vetëm dy emra: Republika e Maqedonisë së Sipërme dhe  Republika e Maqedonisë së Re.

 

Në diskutimet e gjata, pala greke ka insistuar në ndryshimet kushtetuese si një parakusht për anëtarësimin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO.

 

Paralelisht me takimet e nivelit politik në Nju Jork po punojnë dhe grupet e punës në nivel teknik. Ndërkohë takimi i sotëm pritet të jetë vendimtar për ecurinë e negociatave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *