E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 24 minuta më parë
Sociale

Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.

 

“Linja direkte e furnizimit nga Bovilla për në Yzberisht po bëhet realitet falë punës së palodhur të teknikëve duar artë. #HistorikePërTiranën”

 

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se dyfishimi i impiantit të Bovillës dhe linja e dedikuar e transmetimit Bovillë-Yzberisht zgjidh përfundimisht furnizimin me ujë në Unazën e Re, Kashar, Mëzez, Misto Mame e Kodër Kamëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë