E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Vijon puna në tunelin e Llogarasë/ Rama: Përfundon para afatit

Vijon puna pa u ndalur në tunelin e Llogarasë i cili duket se do të përfundojhë para afatit.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale foto nga tuneli në t të cilin janë hapur 2 kilometra.

 

Reklamë

Rama shkruan se kjo është një ecuri për t’u vlerësuar, ndërsa shtoi se “synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut”.

 

Tuneli i Llogarasë do të krijojë një lidhje shumë të shpejtë dhe do ta kthejë Parkun Kombëtar të Llogorasë në një destinacion më vete, jo thjesht në një rrugë kalimi të gjithë trafikut të sezonit turistik.

 

Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta.

 

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërisë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë