Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës ka vijuar edhe gjatë kësaj të premteje, punën për prishjen e ndërtesave pa leje në lotet 2 dhe 3 të segmentit të Unazës së Madhe.

 

Puna për prishjen e këtyre objekteve ka vijuar pavarësisht protestës të një pjese të banorëve, protesta e cila është e mbështetur edhe nga PD.

 

Bashkia e Tiranës akuzon selinë blu se po e mbush protestën tek Unaza e Re me militant nga Paskuqani dhe Kamza.

 

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, Bashkia e Tiranës dhe IMT pohuan se kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

 

Bashkia e Tiranës dhe IMT shprehen se janë të vendosura të vijojnë punën për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *