E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kodra e Beratit në flakë, 9 vatra janë ende aktive

Prej tre ditësh, kodra e qytetit te Beratit është nen flake. Zjarrfikëse dhe forca te tera te ushtrisë po punojnë per te mbajtur nen kontroll flaket e përhapura ne tre vatra.

 

Ndërsa nga ajri një helikopter punon vazhdimisht per marrjen e ujit ne lumin Osum dhe hedhjen e tij ne sipërfaqet e pushtuara nga zjarri. Gjate mesditës zjarri është riaktivizuar i ndihmuar nga era. Deri tani ne qarkun e beratit rezultojnë te djegura rreth 40 hektarë toke kryesisht sipërfaqe me shkurre.

 

Reklamë

Ndërsa ne te gjithë vendin vetëm 24 oret e fundit jane shënuar 9 vatra zjarri, ku krahas Beratit, shqetësuese është situata edhe ne qarkun e Fierit, Lezhës, Durrësit e Vlorës. Ne keto zona rezultojnë te shkrumbuara sasi te konsiderueshme toke me ullinj, bime mediciale dhe shkurre.

 

Më shumë video

Reklamë