15 thertore në Dibër dhe qarkun e Korçës janë mbyllur,  pasi nuk plotësonin kushtet e reja të vendosura për therjen dhe tregtimit te mishit.

 

Në Pogradec mbyllja ka sjell reagimin e pronareve te bizneseve.

 

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe kryebashkiaku i Pogradecit, i cili ka siguruar se do të kërkojë një takim me ministrin për shpjegimin e situatës dhe të gjendet mundësia që t’u lihet një afat kohor për plotësimin e kushteve.

 

Mbyllja e thertoreve  ne bashkinë e Pogradecit ka sjellë edhe mungesë të mishit.

 

Të njëjtin fat kane patur edhe Njësitë e therjes në Maqellarë, Shpenzë, Klos dhe Burrel. Për këtë arsye tregtarët e gjësë së gjallë në Klos kanë protestuar, pasi nuk po punojnë që prej një jave.

 

Prefekti i Dibrës, Ardit Kaja iu bëri apel pronareve te këtyre bizneseve që të plotësojnë kushtet e kërkuara nga ligji.

 

Aksioni per mbylljen e subjekteve qe tregtojnë mishin ne shkelje te kushteve higjeno sanitare ka nisur prej disa ditësh ne te gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *