Subscribe

“Në vitin 2018 qeveria e shpalli përfundimisht të fituar luftën më kanabisin. Por gjatë këtij viti vihet re një tendencë për kultivim masiv në disa zona të vendit.”

 

Megjithëse kushtet e motit me temperatura të ulëta nuk kanë qenë në favor të trafikantëve, gjatë 5 mujorit të parë të 2019-ës, kur është edhe faza e parë e kultivimit, policia ka evidentuar 14 raste.

 

Sipas të dhënave zyrtare në periudhën Janar-Maj, uniformat blu kanë asgjësuar 12.186 kubik te kultivuar me fara kanabisi.

 

Deri më tani policia ka zhvilluar rreth 44 mijë kontrolle e rikontrolle të mjediseve të cilësuara me risk, si sera, tunele, depo, ish godina e reparte ushtarake, por edhe në tokë të hapur.

 

Zonat më problematike ku janë konstatuar edhe rastet janë Lezha, Shkodra, Vlora, Tepelena, Kruja dhe Librazhdi.

 

Edhe këtë vit territori shqiptar dhe veçanërisht zonat e thella do të monitorohen nga ajri nga një avion i Guarda Di Financas italiane.

 

Ndërkohë gjatë mbledhjes së task-forcës qendrore ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë datën 15 qershor për eliminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

 

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj,” ishte mesazhi i Lleshajt për uniformat blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *