Ndërsa armëpushimi mes Hamasit dhe Gazës u zgjat me dy ditë ka vijuar lirimi i pengjeve. 11 izraelitë, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë u shkëmbyen me 33 të burgosur palestinezë , përkatësisht 30 fëmijë dhe 3 gra.

 

Ndërkohë 60 gra palestineze vijojnë të mbahen të burgosura. Izraeli pranoi që marrëveshja të vijonte me kushtin që Hamasi do të lirojë nga 10 pengje për secilën ditë.

 

Por pavarësisht armëpushimit një predhë ka goditur Libanin jugor, ndërsa në bregun perëndimor janë vrarë 2 palestinezë nga ushtria izraelite.

 

Sa i përket situatës humanitare disa tonë ndihma kanë mbërritur në Gaza, duke përfshire ushqim, ujë, ilaçe e tenda, si dhe 100 kamionë me karburant, por ende të pamjaftueshme për të gjithë popullsinë.

 

Në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në Gaza njerëzit janë rreshtuar në stacionin e fundit të karburantit që funksionon, ndërsa është rritur rreziku i shpërthimit të sëmundjeve .

 

UNICEF thotë se situata në terren në Gaza duket e dëshpëruar pas javësh bombardime intensive nga ushtria izraelite.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *