Bashkia e Tiranës vijon lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite dhe rikthimin e tyre në shërbim të komunitetit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim dhe me Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë punuar së bashku me Punëtorët e Qytetit për lirimin e sheshit të zaptuar në rrugën “Rexhep Preza”, në kuadër të projektit për “Rikualifikimin urban, të bllokut që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron, Riza Çuka, Pandi Dardha dhe Dritan Hoxha”.

Projekti synon të kthejë këto hapësira në ambiente tërheqëse dhe të përdorshme për komunitetin, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

Gjatë këtyre tetë viteve, Bashkia e Tiranës është angazhuar në përmirësimin e mjedisit urban dhe sigurimin e hapësirave të lira për qytetarët. Projekte të ngjashme do të vazhdojnë në të ardhmen edhe në zona të tjera të qytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *