Subscribe

Vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën e Kapshticës.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë afro 7000 shtetas shqiptarë dhe të huaj në drejtim të Greqisë, ndërkohë që kanë hyrë rreth 3600 të tjerë.

 

Qytetarët shprehen se u duhet të presin të paktën dy orë.

 

Për të përballuar fluksin, autoritetet kufitare kanë rritur numrin e sporteleve në dalje, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Aktualisht, në dalje punohet me pesë sportele, ndërsa në hyrje me tre të tillë.

 

Ndryshe nga Kapshtica me fluks të shtuar në dalje, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës numri i shtetasve që lëvizin nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut është ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *