E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vijon braktisja e listave të PD, ikën edhe Sulejman Gjana

Një tjetër kandidat i djathte largohet nga lista e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, ka deklaruar publikisht tërheqjen nga gara, pasi nuk e pranon renditjen ne vendin e katërt ne qarkun e Dibrës. Përmes një postimi edhe ne profilin e tij ne Facebook, Sulejman Gjana bën te ditur se ky vendim erdhi pas nje mbledhje te kryesisë se PLL dhe reflektimi pas marrëveshjes Rama-Basha. Sipas ish-kandidatit Gjana, renditja e PLL-se ne vendin e katërt është fyerje ndaj këtij subjekti politik dhe mbështetësve te saj.

 

“Renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibrës, jo vetëm që është e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne. Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht”.

 

Reklamë

Dy dite pas shpalljes se listës se kandidateve, Partisë Demokratike i janë larguar 4 kandidatura. Tre te paret ishin Remiz Çobaj, Sazan Guri dhe Bledi Himci, ndërsa me i fundit legalisti Sulejman Gjana. Përveç kontestimeve dhe reagimeve te forta ne lidhje me listën e Partisë Demokratike, nuk dihet nëse do te ketë te tjerë emra qe do te refuzojnë kandidimin ne zgjedhjet e 25 qershorit.

 

 

Më shumë video

Reklamë