Kjo është situata ketë premte ne segmentin Tirane – Durrës. Qarkullimi i makinave është devijuar në rrugën dytësore. Demet janë te konsiderueshme. Si pasojë e vërshimit të ujit dhjetëra makina janë bllokuar, pasi rruga jo vetëm u mbuluar në ujë, por është penguara edhe nga inertet. Qytetarët dëshmitarë tregojnë situatën.

 

Shtabi i Emergjencave ka nisur nga puna për zhbllokimin e autostradës, ndërsa qytetarët po tërheqin automjetet e dëmtuara me karrotrec.

 

Situata më alarmante është në qendrën tregtarë City Park, e cila u përmbyt tërësisht. Pranë saj është dhe ky përrua i cili gjatë mbrëmjes së të enjtes doli nga shtrati, por sic shihet edhe nga pamjet, për shkak të ndërtimit të parkimit rrjedhja e tij është ngushtuar së tepërmi.

 

Në drejtim të Vorës situata paraqitet më e stabilizuar. Në Marikaj ndodhet edhe ky rezervuar, i cili gjatë natës ka arritur të dalë nga shtrati. Kreu i bashkisë Vorë Fiqiri Ismaili thotë se nuk janë hapur portat e tij, pasi ai do të sillte dëme të paparashikueshme.

 

Ekspertët e fushës e kanë një shpjegim për këtë situatë të jashtëzakonshme në autostradë. Maksim Muci inxhinier hidroteknik thotë se reshjet e dendura janë një element. Por shteti është bashkëfajtor, pasi autoritetet kanë dhënë leje për ndërtim, duke mos respektuar sistemin e kanalizimeve.

 

Sipas tij që ngjarje të tilla të mos përsëriten, duhet ngritur një komitet që të studiojë në nivel kombëtar ku duhet të ndërhyhet.

 

Rruga Tirane – Durrës, segmenti me qarkullimin me te madh ne vend, do te vazhdoje te jete i bllokuar deri ne pakësimin e reshjeve, autoritetet u kane bere thirrje shofereve te bëjnë kujdes qe te shmangin edhe aksidentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *