E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vijon beteja me flakët

Situata zjarreve është ende shqetësuese, pasi shume vatra vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit.

 

Vetëm gjatë 24 orevë të fundit 10 vatra janë shfaqur në Shkodër, Lezhe, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fieri e Vorë. Drejtoria e Emergjencave Civile deklaron se forcat zjarrfikëse të ndihmuara nga ushtria, nga toka e ajri janë shpërndarë në terren për shuarjen e flakëve.

 

Ndërkohë në Shkodër, policia arrestoi 64-vjeçarin Pjetër Pervata, banues në fshatin Hot i Ri. Ai dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje prej rreth 5 dynymësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë