E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 14 minuta më parë
Video · Vendi

Vijon beteja me flakët, gjashtë vatra zjarri ende aktive

Edhe pse temperaturat janë ulur ndjeshëm, në disa zona të vendin vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.

 

Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 vatra zjarri në Shkodër, Lezhe, Berat dhe Korçë.

 

Reklamë

Zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Bogë në Malësinë e madhe, është riaktivizuar duke marrë përmasa më të mëdha.

 

Për shkak të terrenit tepër të vështirë, zjarrfikësit dhe punonjës  të pyjores të nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer.

 

Flakët që përfshinë pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës, nuk janë mundur të izolohet, për shkak të terrenit të vështirë.  Si pasojë u dogj  një sipërfaqe e e madhe me shkurre dhe pisha.

 

Në Velipojë forcat zjarrfikëse kanë mundur të izolojnë të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha.

 

Një vatër e re zjarri është shfaqur në qarkun e Beratit. Zjarri ka rënë në fshatin Otllak dhe për fikjen e tij janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 hektar shkurre dhe 80 rrënjë ullinj.

Më shumë video

Reklamë