Edhe këtë të enjte situata nga zjarret në shumë zona të vendit vijon të mbetet problematike. Në 24 orët e fundit sipas emergjencave civile po punohet për shuarjen e flakëve ne 14 vatra zjarri.

 

Problematike situata paraqitet në Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Berat, Gjirokastër dhe Korçë.  Në total janë djegur disa hektarë pyje, kullotë e shkurre, pemë frutore dhe ullinj.

 

Ndërkohë në vaun e dejës si pasojë e flakëve është djegur një banesë, 20 koshere me bletë dhe një sipërfaqe relativisht e madhe në pylli me shkurre dhe pisha.

 

Për shuarjen  flakëve në të gjithë vendin morën pjesë 106 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 140 personel nga forcat të armatosura të ushtrisë, dhjetëra punonjës të pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë etj, të mbështetur nga helikopterë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *