E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hamas liron tre pengje të tjerë, Izraeli nxjerr nga qelitë të burgosurit palestinezë

Hamasi ka liruar tre burra të marrë peng, të cilët i mbanin në Rripin e Gazës, ndërsa Tel Avivi ka nxjerrë nga burgu 183 palestinezë.

Ky hap vjen në kuadër të marrëveshjes së arritur e cila I dha fund luftimeve 15-mujore.

Reklamë

Militantët e Hamasit i kanë dorëzuar Yarden Bibasin dhe izraelito-francezin Ofer Kalderon zyrtarëve të Kryqit të Kuq në qytetin e Han Junisit, ndërsa izraelito-amerikani Keith Siegel qe u shfaq i zbehtë dhe i dobët, i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazen veriore.

Të tre ishin marrë peng në sulmin e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor të vitit 2023 qe nisi edhe luften ne Gaza. Ky hap e con në 18 numrin e pengjeve të liruara që nga nisja e armëpushimit më 19 janar.

Nje pjesë e të burgosurve palestinezë të cilët arritën në Khan Younis u pritëen nga turma të mëdha me brohoritje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë